PËRKUJTOHET DËSHMORI I KOMBIT, SINAN MORINA

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot, në sallën e kulturës, “Jehona e Dukagjinit”, është mbajtur Akademi Përkujtimore me rastin e 20-të vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Sinan Morina.

Të pranishëm në këtë Akademi Përkujtimore ishin Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, përfaqësues të institucioneve lokale të Komunës së Klinës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, familjarë të të rënëve për lirinë e vendit dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, para të pranishmëve, kryetari Elezaj theksoi se Liria ka çmimin e lartë dhe se vetëm përkushtimi i treguar me shembull konkret, si ai i dëshmorit të kombit, Sinan Morina, mund të sjellë lirinë.

“Kam nderin që me këtë rast përkujtimi në 20-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Kombit Sinan Morina, të them disa fjalë për një figurë emblematike të UÇK-së, për një ditë kaq të rëndësishme, ku po përkujtohet atdhedashuria, trimëria dhe guximi i Sinan Morinës. Liria ka çmimin e lartë dhe se vetëm përmes për vendin, dhe vetëm përkushtimi i treguar me shembull konkret, si ai i dëshmorit të kombit, Sinan Morina, mund të sjellë lirinë.
Ne jemi mbledhur sot për dëshmorin e lirisë, Sinan Morinën, por, jo vetëm për Sinanin. Sot ne përkujtojmë dhe përulemi para gjithë atyre heronjve, dëshmorëve dhe martirëve, që përmes sublimit mundësuan që sot të jemi në liri dhe dinjitet. Sot përkujtojmë edhe gjithë ato vende mike, SHBA-të dhe vende të tjera të NATO-s që bashkuan armët me shqiptarët për të sjellë lirinë në Kosovë.
Përkujtimi i heronjve është obligim i lartë për të gjithë ata që i gëzohen dhe që e çmojnë lirinë. Obligimi i secilit prej nesh është shumë më tepër se sa thjesht nderimi për dëshmorët dhe heronjtë tanë.
Lavdi për dëshmorin e kombit Sinan Morina!
Lavdi të gjithë atyre ë dhanë jetën në altarin e atdheut!”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryetari Elezaj

Për dëshmorin e kombit, Sinan Morinën, folën edhe bashkëluftëtarë dhe familjarë të të ndjerit, të cilët e vlerësuan lartë veprën heroike të tij.

SHARE