Albin Kurti takohet me senatorët amerikanë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar mes përfaqësuesve të partive politike të Kosovës dhe senatorëve amerikanë, të cilët gjenden për vizitë në Kosovë.

Në takim me senatorët nga ShBA, Ron Johnson (republikan nga Wisconsin) dhe Chris Murphy (demokrat nga Connecticut) kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, Mimoza Kusari nga Alternativa, Goran Rakiq nga Lista Serbe, etj.
Takimi mes përfaqësuesve të partive politike të Kosovës dhe senatorëve amerikanë është zhvilluar në objektin e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Senatorët amerikanë kanë ardhur në Kosovë para zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të zhvillohen më 6 tetor.

Partitë e mëdha, PDK, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje do të garojnë të vetme në këto zgjedhje kurse Nisma Socialdemokrate do të garojë në koalicion me AKR-në kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Socialdemokrate.