Gjendet pa jetë një person në Zveçan, pranë tij një armë dhe një letër

Trupi i pajetë i një personi që ishte raportuar i zhdukur është gjetur mbrëmë rreth mesnatës në afërsi të fshatit Balaban, në komunën e Zveçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se në vendngjarje në afërsi të tij është gjetur një letër lamtumirëse dhe një armë zjarri.

“Trupi i pajetë i një personi rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes u gjet një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Hoti.

I ndjeri është serb. /express/