KLINËS PO I “LULËZOJNË” RRUGËT E ASFALTUARA

Klinës po i

Dega e PDK-së në Klinë ka reaguar rreth mënyrës se si po ndërtohen rrugët në këtë komunë.

Nëpërmjet katër fotografive të bëra në tri rrugë të asfaltuara vitin e kaluar, kjo Degë ka dëshmuar për kualitetin e dobët të asfaltit, njofton Klina.info

Në foto shihet se si në këto rrugë ka mbirë bari.

Në vijim mund ta lexoni të pandërhyrje reagimin e Degës së PDK-së në Klinë.

Pas dështimit të qëllimshëm të themelimit të Komisionit Kuvendar për vlerësimin e projekteve(10) të realizuara dhe të parealizuara në vitin 2018, kërkuar nga Opozita në Kuvendin e Komunës së Klinës, në dy seanca radhazi, punën e zbardhjes së dyshimeve opozitare për projekte të përfunduara keq, po e bënë “Nëna natyrë”! 

Daljes mbi asfaltin e shtruar vetëm 6 muaj më parë, të bimëve të gjelbra(disa po i quajnë Lakra) në fshatin Çabiq dhe në Kryshevë e Madhe të Komunës së Klinës, këto ditë, rrugëve të asfaltuara në këtë Komunë i janë shtuar barishtet akoma më shumë. Ky proces i “lulëzimit”, si duket mund të përfundoi vetëm më përfundimin e stinës së verës.

Mediat në Kosovë raportuan dhe faktuan me fotografi muajin e kaluar, se si në një rrugë të asfaltuar në muajin nëntor të vitit të kaluar, në Fshatin Çabiq të Klinës, mbinë bimë jeshile. Projekti në fjalë kishte “ngrënë” 63.000 euro nga taksapaguesit Klinas. Ndërkohë që Komuna doli me një deklaratë dhe tha se projekti në fjalë nuk është pranuar nga Komisioni I pranimit, drejtori I urbanizmit, L.M. dhe pronari I

Kompanisë deklaruan publikisht në media se ju paska tepruar disa kub asfalt dhe e kanë hedhur në atë rrugë, si pa të keq! E 63.000 euro të paguara për këtë rrugë të “asfaltuar”, ku shkuan?
Njëjtë sikurse në Çabiq, muajin e kaluar “lulëzoi” edhe asfalti i ri në rrugën e Kryshevës. Banorëve të këtij Fshati, që me aq dëshirë e kanë pritur asfaltimin e kësaj rruge, nuk ju zgjati shumë gëzimi, pasi që rruga e tyre u bë pothuajse e pakalueshme pas 4 muajve të asfaltimit.

Pas bërjes publike në Media, pushtetarët e Klinës, dërguan makineritë dhe e bënë copa-copa asfaltin e ri. E arnuan dhe e bënë Tip-Top, me ja pas lakmi edhe Bechtel-ENKA. Për 272 mijë euro të shpenzuara në këtë projekt, asnjë përgjegjësi, as nga konzorciumi I kompanive dhe as nga kryetari apo drejtori i urbanizmit.

Siç duket, bimët e gjelbra do të vazhdojnë të mbijnë edhe më tutje në rrugët e asfaltuara në Komunën e Klinës, kjo pasi që, këto ditë, në rrugën e fshatit Stapanicë, të asfaltuar në muajin tetor të vitit 2018, gjethet kryeneçe dolën mbi sipërfaqen e zezë të asfaltit. Me të vërtetë për të të ardhur keq sa të papërgjegjshme janë kompanitë që marrin para e nuk e kryejnë punën. Sa të papërgjegjshëm janë pushtetarët e Klinës, të cilët paguajnë pa ju dhimbsur fare parat e tatimpaguësve.

Duke e dështuar themelimin e Komisionit për vlerësim të projekteve në fjalë dhe të tjera të dyshuara, duke mos marrë masa ndaj drejtorit të Urbanizmit për dështim në pothuajse të gjitha projektet dhe i cili dyshojmë se përfiton materialisht nga Kompanitë që marrin tenderë në Komunën e Klinës, duke mos penalizuar kompanitë që nuk i përmbahen kontratës dhe projektit, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bëhet bashkëfajtor dhe keqpërdorues i mandatit të cilin ja ka dhënë qytetari i Klinës./klina.info

/