Barcelona e ‘shqetësuar’ për përfundimin e sezonit edhe pse mund të shpallet kampione

Duke u bazuar në atë që liga belge e ka përmbyllur sezonin kjo gjë ka filluar që rrit shqetësimin edhe për ligat e tjera të futbolit.

Një nga këto liga është ajo spanjolle, e cila nëse do të përfundonte Barcelona mund të shpallet kampione, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo siç duket kjo gjë nuk po ju pëlqen as katalunasve pasi që do të humbnin shuma të mëdha parash.

Në sezonin e kaluar Barcelona kishte mbledhur miliona euro për një ndeshje të vetme andaj mos luajtja e këtyre ndeshje do të ndikonte që kjo skuadër të pësonte humbje të rënd financiare.