Partia e Ballit Kombëtar thirrje për protestë në Prishtinë

Partia e Ballit Kombëtarë Demokrat Shqiptarë, në mbledhjen e mbajtur me datën 8 korrik 2023 me selinë qendrore në Gjakovë , në praninë e të gjithë kryetarëve të degëve në rajon, pasi shqyrtoi gjendjen e vështirë të popullatës në rajonin e Luginës, Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit, mori vendim që të bëhet thirrje të gjithë popullit, për një protestë mbarëkombëtare, që te njoftohet opinioni Vendor dhe ndërkombëtarë për presionin e pandërprerë që shteti Serb po bënë mbi Shqiptarët e atyre viseve duke i fshi edhe nga librat e Amzës, nga librat kadastrale, konfiskimin e pronave dhe pasurive te patundshme etj. etj…

Ky është njoftimi i kësaj partie:
Duke parë këtë situatë që dita ditës po bëhet edhe ma e vështirë për shqiptarët qe jetojnë në trojet e tyre me shekuj, kryetarët e komunave kërkuan nga PBKDSH që të ngritin zërin për padrejtësitë që po i bëhen popullit Shqiptarë atje nga Qeveria e Serbisë.
Për këtë arsye ju bëjmë thirrje të gjithë partive politike , organizatave joqeveritare, të na bashkohen dhe të ngrisim zërin bashkërisht në mbrojtjen e vëllezërve tonë në ato vise të cilët kanë mbetën nën mëshirën e fatit.

Pra edhe njëherë ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallime partiakë të na bashkohen në këtë protestë që do të mbahet ditën e hëne me daten 17. Korrik 2023 në ora 11 (njëmbëdhjetë) në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej ku do të marshohet drejtë sheshit “Skanderbeu”, ku do të mbahet protesta.
Lutemi të gjithë pjesëmarrësve të jenë të vetëdijshëm se protesta është kundër qeverisë së Serbisë!
Protesta nuk ka të bëjë me Qeverinë e Kosovës dhe me asnjë
parti politike shqiptare, apo ndonjë individi.
Lutemi respektoni arsyen e protestës! Vandalizmat dhe sjelljet në kundërshtim me Ligjin janë të dënueshme.