“TYSON S’DO TË DURONTE AS NJË MINUTË NË RING” – A ËSHTË RIKTHIMI I MIKE I MIRËFILLTË APO PËR TË NXITUR VËMENDJE?

Rikthimi i Mike Tyson në ringun e boksit i ka bërë njerëzit ta shtrojnë pyetjen se a është kjo e vërtetë apo thjesht një ngjarje e menduar mirë për ta tërhequr vëmendjen e njerëzve?

Në moshën 53-vjeçare, shpejtësia mahnitëse dhe egërsia e Tysonit, të xhiruar gjatë ushtrimeve, i kanë nxitur thashethemet se legjenda amerikane po rikthehet në ring,

“Fuqia e tij është në nivel tjetër”, thotë Rafael Cordeiro, trajneri i cili po e ushtron amerikanin. “Nuk prisja të shihja çfarë pashë; e pashë një burrë me shpejtësinë e njëjtë, fuqinë e njëjtë të një djalosh 21 apo 22 vjeçar”.

Megjithatë, hera e fundit kur dikush po ia kthente grushtet ishte viti 2005 kur Tyson u dorëzua kundër Kevin McBride në meçin e fundit në karrierë.

“Janë diku me qindra burra mbi 90 kilogramë që boksojnë nëpër botë të cilët do ta mposhtnin Tysonin me lehtësi”, sipas Steve Bunce nga BBC.

“Kjo është e vërteta. Tyson do të pësonte humbje të tmerrshme pas një minute, nëse nuk do të rrihej me dike të moshës së vet (53 vjeç)”.

“Ky është boks, nuk bëhet shaka me të. Është serioze”, shtoi ai. /

SHARE