Esat Raci, Sokol Bashota dhe Ganimete Musliu konfirmuan fitoren e PDK-së në Drenoc, Poterq e Kpuz

Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci bashkë me kryetarin e degës, Sokol Bashota e deputetën Ganimete Musliu, sot është takuar me qytetarët e Drenocit, Poterqit dhe Kpuzit.

Raci thotë se u pa entuziasëm i madh për fitore dhe shpresë për ndryshim në Klinë.

Ky është postimi i plotë:

Entuziazmin dhe shpresën e madhe për ndryshim mund ta shihje në fytyrën e secilit banorë të Drenocit, Poterqit dhe Kpuzit prezent sonte në takimet e para të organizuar në kuadër të fushatës për balotazhin e 14 nëntorit. Qytetarët e këtyre lokaliteteve janë konsistent në përkrahjen e PDK-së, ndërsa kandidaturën time për kryetar Komune në zgjedhjet e 14 Nëntorit u zotuan se do ta votojnë masovikisht.
Për shkak se shpresën nuk mund të jua vret askush, këta qytetarë të zhgënjyer me trajtimin që jua ka bërë qeveria e tanishme, me vullnetin e tyre, me të drejtën e tyre që jua garanton ligji do të hapin dyert e mundësive të reja dhe jo vetëm për veten e tyre, por të gjithë bashkë për të gjithë qytetarët e Komunës sonë. Në këto dyer të mundësive të reja që i garanton qeverisja e ime dhe PDK-së do të hyjnë të gjithë; të rinj e të reja, punëtorë të sektorit publik e privat, bujq, blegtorë, pemëtarë, të moshuar, pensionistë, veteranë të UCK-së, invalid pune dhe lufte dhe qytetarë me aftësi të kufizuara.

Faleminderit të gjithëve që do të ma bëni të mundur t`i mbaj premtimet e dhëna!