Një i vrarë e një i plagosur/ Si ndodhi ngjarja e rëndë në Gjilan?

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Gjilan.

Siç mëson Sinjali personi i vrarë është Egzon Rafuna e i plagosuri është Valdrin Halimi. Ky i fundit është nga fshati Pogragjë e komunës së Gjilanit.

Mirëpo, Sinjali ka mësuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të gjuajtjes me armë, ku Rafuna ka mbetur i vrarë e Halimi i plagosur.