Edhe sot protestohet në veri

Në veri të Kosovës edhe sot do të ketë protesta nga komuniteti serb.

Protestat që kanë nisur qysh ditën e premte po bëhen për të kundërshtuar hyrjen në objekte komunale të kryetarëve të rinj të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut.

Protestat kanë nisur ditën e premte, teksa më kritikja ka qenë ajo e ditës së hënë, ku dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it dhe mediave u lënduan nga protestuesit.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, protesta ishte më e qetë sesa ajo e së hënës, ndonëse nuk munguan sulmet ndaj ekipeve të gazetarëve.