Aksident në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë

Para pak çastesh në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë pesë vetura.

Për këtë aksident janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës:

“Rreth orës 17:40, në rrugën “Beqir Kastrati”-Gjakovë, ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë pesë automjete (tri në levizje dhe dy të parkuara).

Për pasojë (përveç dëmeve materiale), deri më tani katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.”/syri vision/.