Numri ku mund të raportoni për çmimet ekstreme në produktet ushqimore

Shumë prej qytetarëve në Kosovë vazhdojnë të jenë papunë, e të tjerë të cilët paguhen me paga minimale.

Përpos pagesave të shumta të cilat detyrohen të kryejnë në fund të muajit, qytetarët po përballen edhe me rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në energji elektrike, në derivate e edhe më tepër në produkte ushqimore.

Së fundi nga 1.60 cent sa ishte ditë më parë një shishe vaj (edhe ajo me çmim të ngritur sa ishte vite më parë), tani një shishe vaj po shitet në 3.49 cent.

Qytetarët po vazhdojnë të blejnë në numër të madh të shisheve duke lënë kështu raftet e zbrazura si pasojë e rrezikut për ngritje edhe më të madhe të çmimit.

E shumë prej marketeve janë ata që po mashtrojnë qytetarët, pasi që të njëjtit shishen e vajit apo paketimin e saj e marrin me të njëjtin çmim si më parë, por vetëm e shesin me rritje duke shfrytëzuar situatën në rajon dhe më gjerë.

Ky mashtrim që po u bëhet qytetarëve duhet të raportohet në Inspektorat dhe në çdo instancë të mundshme në vend.

Shfrytëzimi i situatës dhe keqpërdorimi i saj nga pronarët e marketeve dhe të tregtarëve në përgjithësi duhet raportuar.

Qytetarët mund ta bëjnë këtë duke i fotografuar këto çmime e duke lajmëruar në inspektorat.

Telefono pa pagesë në: 080011000