Organizatori i protestës Kushtrim Mehmeti paralajmëron protesta prapë nëse nuk marrin masa

Udhëheqësi dhe organizatori i protestës Kushtrim Mehmeti , nga bllokimi i magjistrales Prishtinë-Pejë i cili ka ndodhur sot në ora 12:00 në Kijevë , ku u mblodhën dhjetëra qytetarë paralajmëron se : ” Nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masa për rregullimin e energjisë dhe shtyllave elektrike ( KEDS ) si dhe drejtorit të urbanizmit të Klinës i cili nëse nuk ndërmerr masa për rregullimin e çështjes së ujit në fshatin Caravik nuk do të ndalen protestat deri në realizimin e këtyre kërkesave ” tha per Klina info .