New York Times: Biden ka mundësi më të mëdha për të fituar garën!

Gara për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa po vjen e po bëhet më interesante. 

Numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe gara sa po vjen e po bëhet më dramatike,

Mediumi i madh “NY Times”, ka publikuar një grafikon ku tregon se Biden ka 154 mënyra për të fituar, kurse Trump vetëm 92 mënyra.

Mënyra më e shpejtë që Joe Biden të fitoj është nëse arrin të dal fitues në Penssylvania, Georgia dhe Michigan.

Kurse, Trump mënyrën më të shpejtë për të fituar e ka nëse del i pari në Pennsylvania, Georgia, Michigan dhe Karolinën Jugore.

Sipas “Associated Press”, për momentin ,Biden ka 238 vota elektorale, kurse Trump ka 213 vota elektorale.

SHARE