Vuçiq, Haradinajt: Doni ta bombardoni Beogradin me dy kaldaja apo me diçka tjetër…!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi.

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtarë serb të shkel në territorin e Kosovës. E  di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikurse në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaftë mire. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës do të bombardohet Beogradi. Beogradi jo ndonjë territor tjetër”, tha Haradinaj.

E kjo deklaratë, ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka reaguar Haradinajt.

“Doni ta bombardoni me dy kaldaja apo me diçka tjetër”