Dy vjet nga vdekja e gazetarit dhe veteranit të UÇK-së, Valdet Berisha

Më 1 maj të vitit 2021, pas një sëmundje të shkurtër vdiq gazetari Valdet Berisha nga Gjurgjeviku i Madh.

Berisha, ishte një figurë e njohur, i cili dha një kontribut të madh në fushën e gazetarisë, por edhe artit e kulturës, në komunën e Klinës.

Ai ishte pjesëmarrës dhe udhëheqës në shumë përvjetorë, tubime e organizime artistike.
Po ashtu kontribut dha edhe në luftën e fundit në Kosovë, ku ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Klina info/