Kurti: KFOR-i po kërkon pak kohë që ta kryejë punën, ne po presim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se KFOR-i po kërkon pak kohë që shpejt ta kryejë këtë punë sa i përket situatës në veri, teksa shtoi se ‘ne po presim’.

Ai tha se: “nëse pritja jonë për KFOR-in është zbutje, atëherë le të quhet zbutje”.

Mes tjerash, Kurti para gazetarëve tregoi edhe një gjë që po e brengos atë më së shumti.

“Për të mirën e përgjithshme, jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme. Në veçanti, jo që po më brengos më së shumti, po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjeve të policëve që u urdhëruan nga Beogradi.

Ky është që në Kosovë të mos ketë uniforma që janë serbët, rrjedhimisht, bandat kriminale të mudn të qëllojnë mbi uniformat e ato janë ose Policia e Kosovës, ose janë uniforma të EULEX-it me ndërkombëtarë”, shtoi ai.