Kjo rrugë në Klinë e pakalueshme, banorët kërkojnë nga Komuna që të intervenojnë

Rruga “Sylejman Vokshi”, në qytetin e Klinës, tash e sa kohë është në gjendje jo të mirë.
Dëmtimet e shumta, kanë bërë që ajo të jetë e pakalueshme.

Banorët kanë thënë për Klinë.info se kanë bërë kërkesë në Komunë, po që askush ende nuk ka ndërmarrë asgjë.

Madje, sipas tyre, të njëjtit as nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta shikuar gjendjen e kësaj rruge./Klina info/