Doktoresha njohur Roze Kola- Hajdari tani në Klinë pranë Poliklinikës Biolab-Zafi

Poliklinika “Biolab Zafi“ në Klinë, po e vazhdon traditën e bashkëpunimit me mjekë të mirë dhe profesionistë, duke pas prioritet fillestar pacientin dhe shëndetin e tij. Vend të rëndësishëm këtu zënë edhe radiologu, sepse përmes tij bëhet diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve, mbi bazën e së cilit mbështetet trajtimi i suksesshëm i pacientit, qoftë kirurgjik apo terapeutik.
Kështu që, tani në poliklinikën “Biolab Zafi“, mund të merrni shërbime mjekësore radiologjike edhe nga mjekja e mirënjohur Dr. Roze Kola – Hajdari, shefe e Kabinetit të Radiologjisë në Spitalin e Pejës.

Dr. Roza ka përvojë pune njëzetë vjeçare si mjeke, prej tyre njëmbëdhjetë vite në lëmin e Radiologjisë. Ajo është profesioniste e mirë, ka etikë të lartë të punës dhe e afërt me pacientë.
Ka qenë pjesëmarrëse në disa seminare dhe konferenca të ndryshme. Është njohëse e mirë e aparaturës konvencionale dhe të avancuar dhe, diagnostikimit të pacienteve me këtë aparaturë, si dhe ka ekzaminuar mijëra pacientë në regjionin e Pejës dhe me gjerë.

Shërbimet mjekësore që mund të kryhen te Dr. Roza janë: Echo e abdomenit, gjinjëve,
gjëndrës tireoide dhe gjëndrave pështymore,skrotumit, artikulacioneve dhe muskujve, qafës, aksillës dhe regjionit inguinal.
Leximi i radiografive, urografive intravenoze (UIV), mamografive, CT ekzaminimeve dhe Histerosalphingografi (HSG).

Teminet për vizita,kunsullta, mund ti bëni në numrin kontaktues:
049 405 055 dhe 044 569 252

Ju mirëpresim!