Adelina Thaçi tregon se gjendja e Cimës po përmirësohet ka edhe një apel për të gjithë

Ka disa ditë që aktori i njohur shqiptar po trajtohet në QKUK si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gjendja e tij ishte rënduar saqë u kërkuan antitrupa të atyre që e kanë kaluar virusi në mënyre që të shërohet, shkruan lajmi.net.

Vajza e tij Adelina përmes një postimi kërkoi gjak të grupit A negativ dhe A pozitiv.

Ndërsa, sot ka publikuar një fotografi nga QKUK-ja, ku shfaqet me maskë dhe doreza, ndërsa bën apel që të mos neglizhohet kujdesi ndaj koronavirusit.

“Gjendja e babait ka përmirësime, por ai është ende në luftë sy më sy me covidin. Unë po bëj apel, sepse me kalimin e kohës covidi është forcuar, kurse kujdesi jonë është dobësuar. Duhet ta keni kujdesin maksimal, jo të prisni të ju prek te më të dashurit tuaj. Është bërë kohë e gjatë, disa kanë ende dilema e shumë herë po e neglizhoni, krejt jemi lodhur, por a keni vetëdije kur në pyetje është jeta! Të gjithë atyre që janë në luftë, shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar këngëtarja në story.