Vetura godet prokuroren në Pejë, i dyshuari në kërkim

Një prokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë është goditur nga një veturë pasi doli nga vendi i punës pak minuta më parë.

Vozitësi është në kërkim pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes,

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja ka qenë në Gjykatë dhe me të dalë nga vendi i punës është goditur nga një veturë teksa kalonte rrugën në vendkalim për këmbësor. Prokuroria dhe policia janë në koordinim të plotë për të arrestuar të dyshuarin”, tha Nikçi.