Detajet e marrëveshjes: 7 ushtarë të Kosovës, do të dërgohen për mision në ishujt Falklands

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur të martën mbrëma, ka marrë vendim që t’i propozojë Kuvendi të Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Sipas këtij propozimi, FSK do të marrë pjesë në operacionin në mbështetje të paqes në ishujt Falklands që gjenden afër shtetit të Argjentinës.

Në këtë mision pritet të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe do të qëndrojnë për tri vite me mundësi vazhdimi.

Forca e Sigurisë së Kosovës / Trefishohet numri i ushtarëve që e braktisën FSK-në, vetëm këtë vit u larguan 78 pjesëtarë

“Vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands. Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklandës dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar më Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mundë të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.