Dëgjimet Buxhetore për 2026: Gratë e Mitrovicës së Jugut dhe Klinës adresojnë prioritetet e tyre

MWAHR me datë 13 qershor dhe 17 qershor 2025, në komunën e Mitrovicës së jugut organizoi Takime Avokimi me Gratë dhe Gratë e Reja për Pjesëmarrje në Dëgjimet Buxhetore me Qytetarë për Planifikimin e Qarkores Buxhetore për Vitin Fiskal 2026, të Organizuara nga Drejtoritë Përkatëse në qershor dhe korrik.

Në takime u diskutua për Buxhetimin e Përgjegjshëm gjinor si dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave të reja në takime me qytetarë për planifikimin e Qarkores buxhetore për vitin 2026.

Në takim morrën pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe zyrtarja për Barazi Gjinore Besa Veseli , të cilat kontribuan me informata rreth pjesëmarrjes në takime për dëgjime buxhetore dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore.
Në takim gratë adresuan kërkesat e tyre për takimin konsultativ publik për projekt – buxhetin e komunës së Klinës për vitin 2026.

Gjithashtu kërkesat e grave do të listohen në një dokument që do t’i drejtohet Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrtares për Barazi Gjinore dhe Zyrtares përgjegjëse për Konsultim Publik në Komunën e Klinës nga MWAHR.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Zbatimi i politikave gjinore në avancimin e barazisë gjinore në komunën e Mitrovicës së jugut dhe Klinës”, i mbështetur nga, pjesë e projektit Instrumenti për Barazi Gjinore, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga UN Women Kosovo