KEDS njofton se disa rajone në Kosovë kanë mbetur pa rrymë, shkak erërat e forta

KEDS ka njoftuar se për shkak tërërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës, disa vende kanë mebtur pa rrymë.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

“Rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar në terren në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evitohen sa më parë dhe konsumatorëve tanë t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”.