Ankohen kandidatët për policë, e quajnë testimin “dështim”

Sot ka filluar testimi për kandidatët për kadetë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, i cili do të zgjas deri më 28 shkurt.

Kandidatët kanë pakënaqësi të shumta sa i përket mbajtjes së këtij testi. Shumë prej tyre janë ankuar në redaksinë e Indeksonline.

Ata janë të dëshpëruar me këtë testim, njëherësh duke e quajtur edhe të dështuar.

Tutje, ata thonë se pyetjet nuk kanë qenë të formuluara mirë.

Më poshtë ankesat e tyre:

“Jam njëri nga shumë kandidatë që i jam nënshtruar testimit sot në Akademine e Sigurisë Publike. Pos që kemi pritur rreth 5 orë kemi pasur probleme me sistem edhe më e keqja kemi pasur problem edhe në pyetje të cilat ishin të formuluara jo drejtë. Shumë pytje në lëndën e Gjuhës Shqipe ishte e shtruar pyetja të gjendet folja kryefjala përemri apo diçka tjetër e nënvizuar në monitorin në pyetje ska qenë asgjë e nënvizuar edhe skemi ditur se për çka është ka lypet pyetja si dhe në lëndën e matmatikës kishte detyra jo të furmuluara drejtë. Jemi të dëshpëruar me këtë testim”.

“Testi i tmerrshëm. Ka shumë djem që i njohë qe kanë qenë në klasë të ndryshme, ka pas 71 veta me një klasë dmth se ka kalu asnjë. Prej 71 e kanë kalu 0 vet. Në klasën time asnjë”.

“Sot ështe mbajtur testi i policisë së Kosoves, dmth ka qenë një dështim total, pytjet kanë qenë shumë të vështira, artikulimi i pytjeve ka qenë zero, nuk ka mundësi që në një klasë të kaloj vetëm një person testin ose asnjë, si sot që ndodhi, këtë test më mirë e kishin formulu fëmijët sesa personat adekuat që kanë punuar për këtë testim, dështim…..”.

“Pyetjet kanë qenë aq të zorshme do të thotë testi ka qenë për pilota jo për policë sa në një grup 35 veta kanë kaluar vetëm 1,2 persona”.

“Pyetjet kanë qenë shumë të veshtira, të kishte qenë e mundur me i testu ata që e kanë formulu këtë test nuk kishin arrit ta punojn as 10% të pytjeve, nuk di ku kanë marrë inspirim, dështim për këtë shtet çfarë njerëz na udhëheqin….”.

“Sot jom kanë në test me shkrim për polici ama pytjet shumë t’rona edhe me shokë që kem bisedu”.

Gjatë këtyre ditëve testit me shkrim do t’i nënshtrohen 11 mijë e 292 kandidatë.

Sot ka qenë dita e parë e testimit të një grupi ku sipas burimeve të Indeksonline, një numër i vogël i tyre kanë arritur ta kalojnë testin e parë.Indeksonline