Vetura e Prokurorisë së Gjakovës përfshihet në një aksident, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Sipas policisë, njëra prej veturave është e Prokurorisë së Gjakovës.

Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lidhur me rastin është deklaruar për Infokus, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.

Ai po ashtu tha se nga informacionet e para dy automjete janë aksidentuar në përballëkalim, ku janë lënduar katër persona. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu, ai konfirmoi se Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.