Tërmeti 5.7 ballë godet Turqinë, 7 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm kufirin mes Iranit dhe Turqisë. Deri më tani raportohen 7 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Tërmeti pati një thellësi prej 5 kilometrash (3.1 milje), tha Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit, e cila goditi në orën 9:23 të mëngjesit (5:53 UTC), ishte afër fshatit iranian Habash-e Olya, më pak se 10 kilometra (gjashtë milje) nga kufiri.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, në një konferencë shtypi deklaroi:
Shtatë njerëz, duke përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur pas tërmetit. Të tjerë ndodhen nën rrënoja.

Ai shtoi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në rajonin e goditur nga tërmeti.

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë në fillim të këtij viti dhe shkaktoi vdekjen e 41 personave.