Qeveria miraton propozimin për blerjen e objekteve për ambasadë në Kroaci dhe Senegal

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për blerjen e objekteve për ambasadë në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla

“Në mbëshetje të një strategjie gjithpërfshrëse për ristrukturim të shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, ju ftoj të miratoni propozimin për blerje të këtyre objekteve, kemi zgjedhur Senegalin, lidhet me disa arsye tenike, sipas fjalës popullore “shtrij këmbet sa e ke jorganin” buxheti i këtij viti na lejon vetëm këto, prandaj kemi përzgjedhur”- ka arsyetuar Gërvalla.

Edhe në fillim të këtij viti, qeveria pati marrë vendim për të filluar procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Uashington DC në SHBA dhe në Londër në Mbretërinë e Bashkuar. Këto objekte buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojnë mbi 8 milionë euro.