Bill Gates thotë se bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022 për shkak të vaksinave

Bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022 falë vaksinave Covid-19, ka thënë njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates në një intervistë për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24.

“Kjo është një tragjedi e pabesueshme“, tha bashkëthemeluesi i Microsoft mbi pandeminë, duke shtuar se lajmi i vetëm i mirë ishte hyrja në vaksina,

“Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet,” tha Gates.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft Corp në 2014, përmes fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates ka angazhuar të paktën 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale të pandemisë COVID-19.

Kjo përfshin mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Struktura COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021