Dy persona të lënduar në aksidentin në Volljak të Klinës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.