Nis faza e dytë e asfaltimit në Shtupel, Zenun Elezaj dhe Evener Berisha vizitojnë punimet

“Rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe asfaltimi i rrugëve të reja është një nga projektet e rëndësishme që po e zbatojmë në këtë kohë, ndër shumë projekte tjera që po financojmë si pushtet lokal e që kanë filluar të realizohen në shumë fshatra të Klinës”, ka shkruar në një postim në FB kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

Ai sot bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berishen, kanë vizituar fshatin Shtupel, ku kanë filluar punimet për fazën e dytë të projektit për asfaltimin e rrugëve lokale në këtë fshat.

“Ky projekt ka një vlerë totale prej 95 mijë euro, ndërsa do të asfaltohen rreth 3.3 km rrugë”, njofton tutje Elezaj.