Kosovarët kanë mbi 5 miliardë euro nëpër bankat vendore

5 miliardë e 206 milionë janë depozitat e kosovarëve nëpër bankat komerciale në vend.

Këtë e thekson raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës, i publikuar këtë të enjte por që pasqyron gjendjen për muajin gushtë.

Depozitat e ekonomive familjare janë  3 miliardë e 524.7 milionë
Depozitat e korporatave jo financiare 1 miliard e 048.5 milionë,
Depozitat e korporatave tjera financiare 262.1 milionë.

Në Kosovë aktualisht operojnë 11 banka komerciale.

SHARE