Arrestohet pronari i një mobilshopi në Pejë, sulmoi zyrtarët policorë

Është arrestuar një person në qytetin e Pejës, pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ishte pronar i një mobilshopi pasi policia ishte duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Zyrtarët gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – pronar i një mobilshopi pasi që i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës, duke shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Zyrtarët gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, njofton policia