LV në Klinë në ndihmë të 20 familjeve nga Klina !

Aktivistë vullnetarë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, në Klinë sot kanë përfunduar iniciativën humanitare, në Komunën e Klinës.

20 pako ushqimore si dhe 500kg miell, sot iu kanë shpërndarë familjeve të evidentuara nga skemat sociale, pra për 20 familje në total.

Në shkrimin në faqen zyrtare të LV-Klinë, janë falënderuar donatorët pa të cilët misioni do të ishte thuajse i pamundur.

Ky nuk është aktiviteti i parë dhe as i fundit humanitar nga aktivistë të LV, ku gjatë këtij viti janë paralajmëruar edhe shumë aktivitete të tjera.