Nisma e Fatmir Limajt në Pejë, vizitë në Bashkësinë Islame të qytetit

Një delegacion i gjërë i degës së partisë Nisma socialdemokrate në Pejë, të prirë nga Gëzon Berisha që është Kryetar i Nismes edhe Asambleist i këtij subjekti në Pejë, sot kanë qëndruar për vizitë në Bashkësinë Islame të Pejës, prej nga kanë uruar besimtarët islame me rastin e kaj feste.

Delegacioni nga Nisma janë pritur nga kreu i Bashkësisë Islame të Pejës mulla Muzli Arifaj dhe imamë të tjerë.

Postimi i plotë;

“Sot per nderë te festes së Fiter Bajramit, se bashku me anëtarët e Kryesisë së Nisma-së socialdemokrate dega në Pejë , ishim në vizitë ne BIK! Aty u pritem nga kreret e BIK-ut njeherit i faleminderuam per pritjën dhe i’u uruam për festen, njëkohësisht i faleminderuam për rolin që po luajn, dhe kërkuam nga ta qe të jenë më aktiv dhe të luain një rolë me rendësishëm në shoqëri për të mirën e vendit dhe qytetarëve! Urime!”-shkruan në njoftimin e këtij subjekti./Klina.info

SHARE