VV në Klinë, publikon dokumentin që Komuna e Klinës ka dhënë leje për ndërtimin e fabrikës së çimentos

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Klinë, sot ka mbajtur konferencë për media.

Në këtë konferencë, u bë publike dokumenti ku Komuna e Klinës, ka dhënë leje për ndërtimin e një fabrike të çimentos në zonën e fshatrave Gremnik, Qupevë, Dollc dhe Dresnik, gjë e cila është kundërshtuar nga vet qytetarët e kësaj komune.

“Ne si opozitë jemi pro-qytetarit, pro-shëndetit të tyre, dhe ende vazhdojmë të jemi kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos”, ka thënë ndër të tjera, Teuta Mulaj, koordinatore e VV-së në Klinë, transmeton Klina.info
Derisa, Zafer Gashi, shef i Grupit Parlamentar të VV-së në Klinë, tha se që nga mbledhja e parë, asamblistët e VV-së, kanë shprehur ne Kuvendin Komunal, bregat dhe shqetësimet e qytetarëve për ndërtimin e fabrikës së çimentos.

“Arsyeja që sot jemi këtu, është shqetësimi i madh që ne si VV, dëshirojmë të ia përcjellim qytetarit. Shumë shpejtë dhe shumë herët, qeverisja në krye me z.Elezaj në Klinë, ka shkelë ligjet. Ne sot kemi pas seancën e radhës dhe jemi dalë nga seanca, jo me dëshirë, por nga ajo që kemi parë nga ky pushtet, që s’e respekton të drejtën ligjore që kemi ne si opozitë. Ne kemi bërë 5 kërkesa, Drejtorisë për Urbanizëm, ku kemi kërku atë që na kërkon me ligj, ta kemi dokumentin e dhënies së lejes, për ndërtimin e fabrikës së çimentos, në Dollc të Klinës.

Kërkesa ka pas dhe nga Drejtori i Arsimit, që s’është përgjigjë”, ka thënë Gashi, i cili ka bërë publike edhe kërkesat e tjera që kanë bërë në adresë të drejtorive në Klinë.
Për më shumë Klina.info ka përcjellë konferencën live./Klina.info/