Aksident i rëndë në Kliçinë, fatmirësisht pa lëndime serioze (

Një aksident i rëndë trafiku është shënuar në buzëmbrëmjen e sonte në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kliçinë.

Aksidenti i natyrës së rëndë, është shënuar në mes të një automjeti të tipit Golf II, një Kombi-busi dhe një autmojeti xhip.

Pavarësisht përplasjes së madhe, aksidenti ka kaluar pa të lënduar serioz, ndërsa pjesëmarrësve të involvuar, ndihmën e parë mjekësore u ka ofruar Urgjenca e qytetit të Pejës, duke arritur në vendngjarje me shpejtësi.

Urgjenca e Pejës e konfirmon për ‘RADIO 1’, se të lënduarve u është ofruar ndihma në vendngjarje ndërsaqë pas ekzaminimit të njejtit janë konstatuar pa lëndime serioze.

Policia Rajonale e Pejës ende nuk ka folur për shkaqet e aksidentit.

Në këtë pjesë të magjistrales Pejë-Prishtinë, lexues të ‘Njeshi’-t dhe dëgjues të ‘RADIO 1’, shpeshherë shkruajnë dhe deklarojnë se asfalti është i rrëshqitshëm, pasojë e derivateve të derdhura nga kamionë-rezervarë./