VV në Klinë kundërshton mosmbajtjen e Seancën Solemne të Kuvendit Komunal për Ditën e Çlirimit të Klinës

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Klinë përmes një reagimi ka bërë të ditur se kundërshton mosmbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal me rastin e 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Klinës.

Ky është reagimi:

Komuna e Klinës, nën përkujdesjen e kryetarit Elezaj, nuk e kanë konsideruar të arsyeshme që në Ditën e Çlirimit të komunës tonë të mbahet Seancë Solemne lidhur me këtë datë të rëndësishme historike.

Kërkojmë nga kryetari i komunës dhe personat tjerë përgjegjës që menjëherë ta sqarojnë këtë çështje si dhe të organizohet sa më parë mbajtja e Seancës Solemne, sepse nderi dhe lavdia u takon dëshmorëve që dhanë jetën për liri.