Rashica drejt Premier League, ish-kapmioni i Anglisë gati t’i ofrojë 33 milionë funte për të

E ardhmja e Milot Rashica mund të jetë në Premier League.

Sulmuesin nga Kosova është duke u kërkuar klubi anglez, Aston Villa.

Ish-kampioni i Anglisë është i gatshëm t’i ofrojë 33 milionë funta për ta transferuar ‘raketën’ e Werderit, shkruajnë mediat angleze, trasnmeton Gazeta Sinjali.

Milot Rashica ka treguar të gjitha aftësitë e tij te Werder Bremen, ku ka shënuar 8 gola në 12 ndeshjet e para të këtij sezoni. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës i ka mahnitur të gjithë me talentin e treguar në Bundesliga, duke u transformuar shpejt në sulmuesin më të pëlqyer nga tifozët e klubit gjerman.

Rashica i kushtoi Werder Bremenit vetëm 6milionë funte kur u transferua në Gjermani nga klubi holandez Vitesse Arnhem.