Elezaj njofton se afro gjysmë milionë euro do të investohet në Ranoc, Leskoc dhe Zllakuqan

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se afër gjysmë milioni euro investime të reja do të bëhen në fshatrat, në Ranoc, Leskoc dhe Zllakuqan.

Ky është postimi i tij:

Sot filluam punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat Ranoc, Leskoc dhe Zllakuqan.

Ky është një projekt me një rëndësi të veçantë dhe që ka vlerë prej 450 mijë euro, e me përfundimin e të cilit do t`i japim fund edhe problemeve të banorëve të kësaj ane me infrastrukturë rrugore.

Jam vërtetë i lumtur që tri vite e gjysmë pas fillimit të punës si Kryetar i Komunës, si rezultat i investimeve komunale, fshatrat e Klinës kanë ndryshuar në mënyrë rrënjësore për të mirë e banorëve iu kemi krijuar kushte të përshtatshme për jetesë.