Malishevë: Arrestohet një 24-vjeçar, i gjenden pushkë, thikë dhe radiolidhje (FOTO)

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia në Malishevë.

Atij i janë gjetur një pushkë, 56 copë fishkë, dy thika dhe dy radiolidhje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuarii mbante në posedim të paautorizuar”.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.