Stërvitja “Shpata e agjendtë” 2021

PRISHTINE. – KFOR-i në bashkëpunim me institucionet kosovare të sigurisë – ka organizuar edicionin e vitit 2021 të stërvitjes së saj vjetore “Saber Silver/Shpata e argjendtë”. Stërvitja do të mbahet nga data 20 deri më 23 shtator 2021 në zonën e trajnimit të fushës ajrore në Gjakovë dhe në objektin e fabrikës Ereniku (5 km në verilindje të qytetit të Gjakovës).

Komunitetet lokale mund të shohin një shtim të qarkullimit të automjeteve ushtarake dhe civile, përfshirë automjetet dhe makineri të rënda që do të përdoren për të krijuar skenarin e stërvitjes.

Do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo shqetësim që mund t’i shkaktohet popullatës.

Stërvitja do të nxjerrë në pah një operacion në shkallë të gjerë të reagimit emergjent, ku përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq, Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe komunës së Gjakovës do të testohen – me mbështetjen e personelit të KFOR-it – në përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë, të lehtësojn ankthin e popullsisë vendase të prekur nga fatkeqësia natyrore, të ruajnë sigurinë, të ruajnë funksionimin e shërbimeve thelbësore dhe të përgatiten për rikthimin e situatës normale.

KFOR -i është përfshirë në serinë e ushtrimeve Silver Sabre që nga viti 2012, me qëllim që t’i trajnojnë institucionet kosovare të sigurisë dhe t’i ndihmojnë në zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme për të trajtuar emergjencat natyrore.

Gjatë viteve të fundit është shënuar një progres i rëndësishëm. Stërvitja Silver Sabre 2021 do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të kapacitetit të planifikimit dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë kosovare në këtë fushë.

Një Ditë e Vizitorëve të Shquar do të mbahet më 23 shtator në fushën ajrore të trajnimit në Gjakovë, me mundësi për mediat. Gazetarët qe kane interes t’I shtohen listes tonë të shpërndarjes duhet të dërgojnë email në [email protected]. Kërkesa për akreditim duhet të paraqitet jo më vonë se 21 shtator 2021