Reshjet e borës, gjendja e rrugëve për në pikat e kalimit kufitar

Pasditen e së hënën, moti u përfshi nga reshje të borës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka treguar për gjendjen e rrugëve të cilat të shpijnë në pikat e kalimit kufitar.

Magjistralja Fushë Pajtimit-Glloboçicë është e kalueshme vetëm me pajisje dimërore për automjetet, ndërsa është e pakalueshme për maunat.

Po ashtu e pakalueshme për maunat është edhe rruga Pejë-Kullë.

Ndërsa rrugët tjera thuhet të jenë të kalueshme me pajisje dimërore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot do të ketë reshje bore, ndërsa nga e mërkura pritet rritje e lehtë e temperaturave.