Prokuroria në Pejë fillon hetimet në lidhje me keqpërdorimet me patentë-shofer

Ditëve të fundit është raportuar për numër të madh të keqpërdorimeve me patentë-shoferë në komunën e Pejës.

Për këtë çështje, Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur një hetim në lidhje me këto dyshime.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ai tha se për shkak të fazës se hetimit nuk mund të japin më shumë informacione.

“Departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë është duke e hetuar rastin. Për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve këtë fazë nuk mund të japim informata.” – ka thënë Nikçi.