Numërimi drejt fundit, LDK-ja mbi 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara

Deri tani në faqen e KQZ-së është proceduar rezultati i mbi 98% të votave të numëruara.

Sipas rezultatit preliminar, LDK-ja pritet të radhitet partia e tretë nga këto zgjedhje e që do të jetë rezultati më i dobët në historinë e kësaj partie.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, LDK-ja në këto zgjedhje del më me pak se 100 mijë vota.

Në zgjedhjet e kaluara LDK-ja kishte fituar 206.516 vota, ose 24,54%, ndërsa nga rezultatet e deritanishme partia e Isa Mustafës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 102.616 vota, ose 13,18%.

Numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar në këto zgjedhje ka qenë për rreth 3% më i lartë se në vitin 2019.