PROMOVOHET LIBRI “LAJMËTARI I BALADAVE” I AUTORIT GJON FRROKU

Në sallën e Kuvendit të Komunës, sot u bë përurimi i librit “Lajmëtari i Baladave” të autorit nga Lezha, Gjon Frroku, i cili është qytetar nderi i Klinës.
Në këtë promovim morën pjesë kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, studiues, njohës të folklorit dhe qytetarë.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, falënderoi autorin Frroku që ka zgjedhur Klinën për promovimin e këtij libri dhe theksoi se është kënaqësi që jetë mes studiuesve e autorëve.

Për librin folën Prof. Fran Laskaj, Prof. Esat Ruka dhe Pashk Ndoci, president i shoqatës kulturore artistike “Kastrioti” në Lezhë, të cilët vlerësuan lartë librin.