Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se ushtarakët e Kosovës po stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të.

Mehaj ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim.