Gjendet i vdekur një burrë në bodrumin e shtëpisë së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Zveçan.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30.

Në vend të ngjarjes është konfiskuar një pistoletë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.