Në Kosovë ka arritur raporti për vdekjen e Deharit, zarfi është ende i mbyllur

Prokuroria e Shtetit është duke mbajtur konferencë për media në lidhje me pranimin e raportit për vdekjen e Astrit Deharit.
Kryeprokurori I Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka thënë që dje ka arritur raporti në Ambasadë, raporton Koha Ditore.

Kryeprokurori Shala ka thënë se nga Ambasada e Zvicrës e kanë pranuar sot raportin.

Ai e ka prezantuar zarfin e mbyllur ku është raport.Ka thënë se nuk e di përmbajtjen e tij por do t’i dorëzohet prokurorit të rastit i cili do ta hap dhe më pas do të njoftohet opinioni për përmbajtjen.