Bllokohet një rrugë në Sferkë të Klinës, dyshohet se një person vendosi gurë

Në fshatin Sferkë të Komunës së Klinës është vërejtur një bllokim i qëllimshëm i rrugës në një kthesë, ku në mes të asfaltit janë vendosur gurë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e qarkullimit.

Jozyrtarisht mësohet se dyshohet që gurët mund të jenë vendosur nga një person i zonës i cili është me aftësi të kufizuara mendore. Megjithatë, rrethanat e plota të rastit mbeten për t’u sqaruar nga organet kompetente.

Apelohet për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor, deri në ndërhyrjen e autoriteteve.